TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Antonio Conte do të zhvillojë ditën e martë në mëngjes një takim me presidentin e Interit Steven Zhang.Në takim palët do të diskutojnë për deklaratat e papërshtatshme të Contes në javën e fundit të kampionatit dhe do të shohin mundësinë për të vijuar ende së bashku, apo për të mbyllur menjëherë bashkëpunimin.
Gjasat janë që për shkak të kontratës 3-vjeçare dhe pagës së lartë të Antonio Contes, drejtuesit zikaltër të mos vendosin për shkarkimin, por natyrisht që Zhang e Marotta do të ishin të kënaqur po të merrnin një kërkesë për dorëheqje nga trajneri i tyre.
Nëse palët shkojnë drejt divorcit, te Interi nuk janë të papërgatitur, pasi kanë rënë dakord parimisht me ish trajnerin e Milanit e e Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili aktualisht është me pushime në Sardegna, por ka njoftuar stafin e tij të ngushtë, që të qëndrojnë gati.