AKTUALITET, 9 Prill 2018, 12:14

Taksat, Basha me biznesin e vogël: Nesër ulim qepenat në shenjë proteste

Taksat, Basha me biznesin e vogël: Nesër ulim qepenat në

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim basha zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të vogël. Objekt i takimit ishte kryesisht, taksa e binesit të vogël dhe thirrja pë protestë.

Përfaqësuesit e biznesit kanë thënë se nesër nga ora 11:00-12:00 do ulin qepenat në shenjë proteste kundër rritjes së taksave. Ata bënë thirrje për protesta masive.

Të dalim në protesta masive dhe kërkojmë të na bashkohen edhe qytetarët. Të protestojmë kundër rritjes së taksave. Kjo qeveri kërkon të na nxjerrë në rrugë” – thanë përfaqësuesit e bizneseve.