AKTUALITET, 9 Prill 2018, 10:24

Shpërthimi i bombolës te ish-Blloku, ndërron jetë pronari i fast–food-it

Shpërthimi i bombolës te ish-Blloku, ndërron jetë pronari i

Një ditë pas shpërthimit të bombolës në një fast-food në zonën e ish-Bllokut, pranë ambasadës ruse në Tiranë, ndërron jetë pronari, Shkëlqim Plaku 50 vjeç.

Nga shpërthimi mbeti i plagosur pronari i fast-food-it, por duket se plagët kanë qenë të mëdha dhe sot ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë

 Me date 08.04.2018 rreth orës 07:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ibrahim Rugova”, në një pike shitje ra zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, te cilat kanë konstatuar se në një byrektore kishte rënë zjarr.

Shkak paraprakisht dyshohet rrjedhja e gazit.

Për pasojë është dëmtuar pronari i subjektit shtetasi Sh.P., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.