AKTUALITET, 15 September 2026, 11:17

E rëndë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Shijak, nuk ka të lënduar! Dyshimet e para të Policisë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një banesë në Shijak. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Ardhishtë në oborrin e një banesë në pronësi të shtetasit S.G, por që nuk ishte e banuar.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit

“Rreth orës 01:00, në fshatin Ardhishtë, Shijak, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G., është dëmtuar porta e oborrit të banesës, dyshohet nga lëndë plasëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, thote policia.