TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Erion Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në qeli. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.
Vendimi është marrë këtë të martë, më 15 shtator, pas shqyrtimit të dosjes penale, në të cilën Veliaj kishte kundërshtuar masën e sigurisë të vendosur ndaj tij.
Përmes rekursit, Veliaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të mëparshme të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, të cilat kishin lënë në fuqi masën “arrest me burg”.
Me rrëzimin e rekursit nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, Veliaj nuk arrin të sigurojë lirimin nga qelia dhe masa e sigurisë ndaj tij mbetet në fuqi.
Vendimi:
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë: Kërkues: Erion Veliaj, Palë e Interesuar: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe objekt: Shfuqizimin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftesuar permes vendimit nr. 14, dt. 12.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te subjektit te interesuar.
Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.