AKTUALITET, 9 Prill 2018, 08:40

Video/Tortë me çizme dhe poezi, si e surprizuan Kryemadhin për ditëlindje

Video/Tortë me çizme dhe poezi, si e surprizuan Kryemadhin për

Mbrëmja e djeshme ka qenë e veçantë për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

Ajo ka marrë një surprizë mjaft energjike nga ana e LRI-së për ditëlindjen e saj. Në festë  i pranishëm  presidenti i vendit Ilir Meta, ‘’zonja e parë” Era Meta, dhe dy fëmijët e tjerë të çiftit.

Po ashtu të pranishëm kanë qenë deputetë të LSI-së dhe njerëz të medias.

Mes muzikës, qirinjve, po edhe përqafimeve të shumta, të pranishmit kanë uruar kryetaren e LSI-së. Në videon e postuar nga Olti Curri shihet dhe forma e veçantë e tortës, një çizme. Marrë shkas kjo nga situata e tensionuar e muajve të fundit në politikën shqiptare, teksa kryetarja e LSI-së gjuajti me çizme kryeministrin Rama.

https://www.facebook.com/OltiCurrifanpage/videos/2158160004201441/