AKTUALITET, 9 Prill 2018, 09:41

Aksidenti në Fier, shkon në tre numri i viktimave

Aksidenti në Fier, shkon në tre numri i viktimave

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të vdekur.

Nga sa bëhet e ditur, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755, e për pasojë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë janë gjetur të mbytur në kanal.

Dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës, gjithsesi policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e askidentit.

Sipas policisë së Fierit, një makinë është rrëzuar në një kanal me ujë dhe si pasojë janë mbytur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeret. Në njoftim thuhet se: "Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip "Suzuki" me targa IHZ 1755. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.