TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident tragjik, me pasojë vdekjen e tre anëtarëve të një familjeje, ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop, ku një automjet tip "Suzuki", me targa IHZ 1755, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë, duke iu marrë jetën drejtuesit të mjetit dhe dy pasagjerëve, të cilët i përkasin të njëjtës familje.
Janë identifikuar dy prej viktimave të aksidentit tragjik, që janë shtetasit Fisnik dhe Agustin Murataj, djem xhaxhallarësh, ndërsa ka humbur jetën edhe e fejuara e Fisnikut, e cila ishte me origjinë franceze, por që jetonte së bashku me dy viktimat e tjera në Greqi.
Një prej tri viktimave të aksidentit fatal në Fier, vajza e re që ishte me dy meshkujt, është shtetase franceze. Ajo quhet Nazia Aham.
Nazia Aham, 34 vjeçe, ishte e fejuara e Fisnik Muratajt, 32 vjeç, i cili po ashtu vdiq në makinën që u përmbys në kanal së bashku me kushurin e tij Agustin Xhaxhaj.
Shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një gropë në rrugë. Shoferi i mjetit ka devijuar rrugën për të shmangur gropën, por ka përfunduar në kanal.
https://youtu.be/5iBfJqsUxUw