AKTUALITET, 9 Prill 2018, 08:23

Temperaturat deri në 15 prill rritje me 3°C mbi vlerat normale

Temperaturat deri në 15 prill rritje me 3°C mbi vlerat normale

Dita e sotme do të shoqërohet me një mot të bukur dhe temperatura të larta.

Tabloja termike gjatë periudhës 7 – 20 prill parashikohet:

Temperaturat mesatare ditore në Shqipëri do të jenë mesatarisht 3°C mbi vlerat normale mujore të prillit, më e theksuar kjo anomali në zonat lindore dhe kryesisht gjatë periudhës 7 – 15 prill 2018.

Ndërsa 10-ditëshi i fundit i muajit prill sjell temperatura shumë pranë vlerave normale mujore.

Edhe Kosova, gjatë së njëjtës periudhë pritet të shënojë temperatura mesatare ditore 3 – 4°C mbi normalet mujore të prillit ndërsa java e fundit e prillit sjell vlera tipike të prillit.