TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një makinë tip Suzuki përfundoi në kanal në rrugën Levan- Tepelenë dhe tre persona kanë humbur jetën. Policia ka identifikuar dy burrat, Fisnik Murataj dhe Agustin Xhaxhaj, të dy kushërinj me njëri-tjetrin.
Kurse viktima e tretë e cila është një femër ende nuk është identifikur. Fisnik Murataj nga Ballshi dhe dy viktimat e tjera të cilët kishin qenë në një dasëm dhe ktheheshin për në Greqi, ku jetonin dhe punonin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Varibop dhe makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin me ujë.
Policia e Fierit njoftoi:
Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor LevanTepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755. Për pasojë janë mbytur dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës. Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.