AKTUALITET, 9 Prill 2018, 09:22

Makina bie në kanal, humbin jetën dy persona

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Levan – Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit dy persona janë gjetur të mbytur në kanal.

Informacioni i policisë

Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.