TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në “Facebook” tregon problemin e mbylljes së shkollave në Shqipëri.
Në videon e Bashës prindërit e nxënësve shpjegojnë se mbyllja e shkollave u ka sjellë shumë vështirësi për të dërguar fëmijët në institucionet arsimore. Ata shprehen se vendimi i Ministrisë së Arsimit për mbylljen e disa shkollave është i gabuar dhe i dëmshëm.
Basha sulmoi kryeministrin Edi Rama, ndërsa shkruan se ky i fundit ka lënë mijëra fëmijë shqiptarë rrugëve.
“Që dje kryeministri mashtrues i çarterave dhe luksit për vete, ka lënë mijëra fëmijë shqiptarë rrugëve. Sa më gjatë ky kryeministër, aq më shumë shkolla të mbyllura dhe fëmijë të braktisur”, denoncon Basha. TPZ.AL