SPORT, 27 Prill 2022, 12:02

Lewandowski larg Bayern, gati oferta për klubin bavarez, ja kush pritet ta zëvendësojë në Mynih

Lewandowski larg Bayern, gati oferta për klubin bavarez, ja kush pritet ta

Në Gjermani, një nga temat më të diskutuara pas fitimit të titullit kampiona nga Bayern Munchen është e ardhmja e Robert Lewandowskit.

Nuk është hera e parë që sulmuesi polak vihet në qendër të merkatos, por kësaj here flitet për një kalim të sigurtë te Barcelona.

Prestigjozja gjermane “Bild” bën me dije se menaxheri i bomberit do të paraqitet me një ofertë konkrete në klubin bavarez.

Lewandowskit i përfundon kontratën e tij në qershor 2023 dhe, pavarësisht se fundjavën e kaluar drejtori sportiv, Salihamidzic, mbylli derën për largimin e polakut, Bayern mund ta humbasë atë.

Pas tetë sezonesh duke performuar në nivelin më të lartë te Bayerni dhe duke fituar të gjithë tituj, Lewa e ka të drejtën të vendosë vetë se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij, për më tepër që marrëdhënia mes tij dhe trajnerit Nagelsmann nuk është më e mira.

Por edhe klubi nuk po qëndron pasiv, pasi nëse Lewandowski ikën, mendon ta zëvendësojë me Erling Haaland.

Do të jetë e vështirë të mposhtë konkurrencën e Manchester Cityt, por bavarezët mund të luajnë me kartën për ta kthyer norvegjezin në një makineri golash, për t’u bërë shënuesi më i mirë në Evropë dhe për t’i dhënë mundësi të fitojë Champions e për pasojë edhe “Topin e Artë”.