SPORT, 24 Janar 2022, 10:33

Zhbllokohet merkato e Lazios, Igli Tare vihet në lëvizje, Bajrami në krye të listës

Zhbllokohet merkato e Lazios, Igli Tare vihet në lëvizje, Bajrami

Merkato e Lazios është duke u zhbllokuar fal largimeve të Vavro dhe MuriqiT. Sipas Il Messaggero, Tare është i bindur se brenda të martës do të mund të largojë të dy lojtarë, të paktën në formë huazimi, në mënyrë që të lëviz më pas në merkaton në hyrje.


Zhbllokohet merkato e Lazios, Igli Tare vihet në lëvizje, Bajrami

Gjithnjë sipas mediave italiane, Nedim Bajrami mbetet një prioritet për Igli Taren, një lojtar me shumë potencial i cili është kthyer në formën e tij më të mirë duke dhuruar paraqitje fantastike.

Tare pritet të futet personalisht në negociata për të bindur drejtuesit e Empolit, të cilët me sa duket nuk dëshirojnë të heqin dorë nga Bajrami, të paktën jo tani, teksa kartoni i tij po pëson rritje të menjëhershme.