TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Armando Broja zhvilloi një ndeshje fantastike ndaj Mançester Sitit pasditen e djeshme ku Sauthemptoni i tij barazoi 1-1 në stadiumin “St. Mary”.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën në minutën e 23′ të takimit, por ishte i pafat pasi anësori ngriti flamurin për të treguar që 20-vjeçari ishte në pozicion të parregullt.
Mediat britanike më ekzaktësisht “HampshireLive.News” ka dhënë vlerësimin e saj për paraqitjen e ndeshjes së djeshme të Armando Brojësm duke e cilësuar me notën 8.
Portali britanik shkruan se sulmuesi shqiptar ishte i pafat për golin në pozicion jashtë loje, por e mori me profesionalizëm.
Aktualisht gjatë këtij sezoni me skuadrën e Sauthemptonit në Premier Ligë, Armando Broja është aktivizuar gjithsej në 18 ndeshje nga ku ka realizuar dhe pesë gola.