TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

PSG ka arritur të marrë një fitore lehtësisht përballë Reims (4-0) në “Parc des Princes” në kuadër të javës së 22-të të Ligue 1.
Vendasit arritën ta zhbllokonin rezultatin në fundin e pjesës së parë me mesushorin, Verrati duke shkuar në pushim me avantazhin minimal.
Në pjesën e dytë ishte momenti për golin e parë të Ramos me fanellën e PSG-së dhe i dyti për parizienët në këtë ndeshje në minutën e 62-të.
Vetëm pesë minuta më vonë do të vinte edhe goli i tretë i cili ishte një autogol nga Faes. Në minutën e 75-të do të vinte edhe i karti dhe i fundit për këtë ndeshje nga Danilo.
PSG me këtë fitore forcon kreun me 53 pikë, 11 më shumë nga Nice ndjekëse, ndërsa Reims mbetet në vendin e 14-të me 24 pikë.