TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Çelsi rikthehet te fitorja në Premier Ligë pas katër ndeshjeve. Dhe ashtu si në kupë, "Blutë" e Londrës mposhtin sërish Totenhemin, kësaj here 2-0 (fitorja e tretë radhazi, pa pësuar gol).
Kjo është humbja e parë e Antonio Kontes në Premier Ligë me "Spurs"-at.
Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola.
Me fillimin e pjesës së dytë eurogoli i Zijek ndez gjakrat edhe më shumë, i cili lëshoi një të majtë tepër të bukur në minutën e 47-të.
Tetë minuta më pas vjen goli i dytë për Çelsin që luante si pritës. Tiago Silva është ai që ngre në qiell edhe njëherë tifozët blu. Edhe pse kishte mjaft minuta të tjera dhe raste, nuk pati më gola.
Çelsi beson ende për kreun, ndërsa Totenhemi humb terren për zonën "Champions".