SPORT, 23 Janar 2022, 17:27

Rrahmani shënon në fitoren e Napolit, Veseli shkakton dy penallti

Rrahmani shënon në fitoren e Napolit, Veseli shkakton dy penallti

Napoli fitoi me rezultatin 4-1 në shtëpi me Salernitanën. Kjo ishte dhe një përballje mes shqiptarësh me Amir Rrahmanin që luante për napoletanët, ndërsa Frederik Veseli për miqtë.

Skuadra e Spaletit realizoi dy herë në pjesën e parë me Zhesus dhe Mertens. Ky i fundit realizoi me penallti, të shkaktuar nga Frederik Veseli, i cili mori një karton të verdhë.

Në pjesën e dytë, mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani shënoi golin e tretë për Napolin.

Kjo ishte një ditë e errët për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Frederik Veselin, i cili mori kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht të kuq, sepse preku topin me dorë brenda zone. Penallti përsëri dhe Insinje nuk gabon për golin e katërt.