TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edi Martini nuk do të jetë më trajner i kampionëve të Teutës. Sipas “Supersport”, humbja ndaj Laçit, ka rezultuar fatale për teknikun shkodran, teksa palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin për herë të dytë këtë sezon.
Vlen të theksohet se Martini u largua nga durrsakët në muajin nëntor, ku pas tri ndeshjeve pauzë, ku stoli iu besua Renato Arapit, drejtuesit vendosën ta rikthenin sërish trajnerin që i shpalli kampion, por ky rikthim nuk rezultoi efektiv, pasi në katër ndeshjet e fundit Teuta ka regjistruar katër humbje, duke “flirtuar” me zonën e ftohtë.
Mbetet të mësohet me mjaft kuriozitet se cili do të jetë trajneri që do të zëvendësojë Martinin në stolin e kampionëve në fuqi të Superiores.