SPORT, 23 Janar 2022, 23:49

De Jong bën diferencën në fund, Barcelona i afrohet përsëri zonës Champions

De Jong bën diferencën në fund, Barcelona i afrohet

Barcelona ka marrë sot një fitore shumë të rëndësishme përballë Deportivo Alavesh (1-0), duke iu afruar përsëri zonës së Ligës së Kampioneve, me një pikë diferencë nga Atletiko Madrid i vendit të katërt.

Skuadra katalanase vuajti shumë për të marrë tri pikët në këtë transfertë dhe konfirmoi se ka problem të mëdha sa i përket shënimit të golave, që dikur ishin specialiteti i sa. Ndeshja u zgjidh në fund nga një tjetër ide e Ferran Torres, i cili i dha mundësinë Frenki De Jong të çonte sferën në rrjetë, kur regjistrohej minuta e 86-të e duelit.

Kaq mjaftoi për tri pikët dhe që katalanasit t’u ktheheshin përsëri sukseseve, në një moment të vështirë ku duket se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç shpresohej as nën drejtimin e Çavit.