SPORT, 24 Janar 2022, 09:41

Merr fund ankthi! Eriksen gati të rikthehet në fushë, pranë firmës me…

Merr fund ankthi! Eriksen gati të rikthehet në fushë, pranë

Kristian Eriksen është vetëm 24 orë larg nënshkrimit të kontratës së re, që do i hapë rrugën rikthimit të tij në fushën e blertë.

Ish-mesfushori i Interit ka vendosur të rinisë karrierën në Angli, aty do t’i bashkohet Brentfordit me anë të një marrëveshjeje gjashtë mujore, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

Danezi kështu do të ketë mundësinë të luajë shanset e tij për të qenë pjesë e kombëtares që do të përfaqësojë Danimarkën në Botërorin e Katarit.