SPORT, 23 Janar 2022, 22:54

Seria A/ Nuk ka fitues në “San Siro”, Milani dhe Juventusi ndajnë pikët

Seria A/ Nuk ka fitues në “San Siro”, Milani dhe Juventusi

Ka përfunduar në barazim pa gola sfida mes Milanit dhe Juventusit në “San Siro” në kuadër të javës së 23-të të Serisë A.

Rastet nuk munguan për të dyja skuadrat, me kuqezinjtë që dominuan më së shumti.

Milani mori një goditje në pjesën e parë, kur Zlatan Ibrahimovic u dëmtua në minutën e 28-të dhe u zëvendësua nga Zhiru.

Pjesa e dytë, pavarësisht zëvendësimeve nga të dyja skuadrat nuk solli ndryshime në rezultat.

Pas këtij barazimi, Milani renditet në vendin e 3-të me 49 pikë, ndërsa Juventusi në vendin e 5-të me 42 pikë.

Interi kryeson kampionatin me 53 pikë, i ndjekur nga Napoli (49).