TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lojtari i Juventusit, Federico Chiesa është operuar ditën e djeshme, pas dëmtimit që mori në gju, ndërsa tani do të nisë edhe fazën e rikuperimit të tij. Koha e riafëtsimit për sulmuesin italian do të jetë shtatë muaj.
Sulmuesi i Juventusit e kreu ndërhyrjen në klinikën Hochrum, në Innsbruck, nga profesori Christian Fink, në prani të mjekut të Juventusit, Dr. Stefanini.
Chiesa u dëmtua më 9 janar, në ndeshjen kundër Romës, sfidë e zhvilluar në “Olimpico”. Fillimisht u detyrua të largohej nga fusha pas një dyluftimi me Smalling.
Më pas, pas disa minutash, ai u këput në tokë, duke prekur gjurin e majtë. Bëhej fjalë për një diagnozë shumë e rëndë: këputje e ligamentit kryqëzor të përparmë.