TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Roma mori një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Empolit (2-4) dhe ngjitet në vendin e gjashtë në renditjen e Serie A.
Në fakt, ishte një tjetër derbi shqiptarësh në Serie A. Empoli i Bajramit, Ismajlit dhe Asllanit priti Romën e Marash Kumbullës, edhe pse Mourinho nuk preferoi ta fuste në fushë.
Bajrami dhe Ismajli e nisën nga minuta e parë. Roma ishte e papërmbajtshme, duke shënuar katër gola në harkun kohor të 13 minutave. Fillimisht Abraham në 23’, e pastaj Mancini në 33’, Oliveira në 35’ dhe Zanilo në 37’.
Empoli u mundua shumë në pjesën e dytë dhe u fut në lojë, teksa fillimisht në 55’ ngushtoi me Pinamontin. Ndërsa në 72’ Bajrami realizon të dytin, duke hapur ndeshjen. Goli i gjashtë personal për fantazistin e Kombëtares shqiptare në Serinë A, që për fat të keq, nuk vlejti, pasi Roma fitoi 2-4.