SPORT, 23 Gusht 2022, 19:12

Zgjidhet problemi për sulmuesin, Juventusi harron Depajin dhe transferon ish-in e Napolit

Zgjidhet problemi për sulmuesin, Juventusi harron Depajin dhe transferon

Juventusi duket se ka arritur të zgjidhë problemin për sulmuesin duke afruar futbollistin e kombëtares polake, Arkadiuz Milik.

Problemet e hasura me Depajin duket se kanë bërë që “Zonja” të kërkojë për një sulmues tjetër dhe duket se ka arritur të bindi mjaft lehtë ish-in e Napolit, të cilin e kërkonte dhe gjatë kohës që ai luante në Serinë A.

Siç raporton gazetari i njohur italian, Xhianluka Di Marzio, bardhezinjtë kanë arritur akordin me Marsejën, për ta afruar polakun në formën e huazimit me 2 milionë euro dhe ushtrimin e të drejtës së blerjes në sezonin e ardhshëm për 8 milionë të tjera.