TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Junaitid ka triumfuar me rezultatin 2-1 në derbin ndaj Liverpulit në “Old Trafford”. Sfida e vlefshme për javën tretë në Premier League pa një Mançester Junaitid më kërkues përballë një Liverpuli që më shumë u pa të mbrohej.
Trajneri i “Djajve të kuq”, Erik Ten Hag, vendosi të lërë në pankinë Harry Maguire dhe Kristiano Ronaldo, të cilët u futën në lojë vetëm pesë minuta para fundit dhe lëvizja e tij rezultoi e suksesshme.
United e nisi ndeshjen në mënyrë agresive dhe në minutën e 11-të Elanga goditi shtyllën, por vetëm pesë minuta më vonë kaluan në avantazh.
Elanga asistoi për Sanchon, i cili me mjeshtëri dërgoi topin në fundin e rrejtës.
Mançester Junaitid ishte më kërkues deri në fund të pjesës së parë, por e patën të vështirë të krijonin raste dhe rezultati i 45 minutave të para nuk ndryshoi.
Pjesa e dytë nisi me iniciativën e mysafirëve në fushë dhe Mançester Junaitid priste një kundërsulm që erdhi shumë shpejt. Në minutën e 53-të, Rashford shmangu pozicionin jashtë loje dhe me një goditje fantastike realizoi për 2-0.
Vetëm një minutë më vonë, Luis Diaz pati një mundësi të madhe për të ngushtar shifrat, por De Gea bëri një pritje fantastike. Nga ana tjetër, edhe Alison ndaloi në mënyrë fenomenale përpjekjen e Rashford.
Mirëpo, në minutën e 81-të, Salah ngushtoi rezultatin dhe i ktheu një fije shprese Liverpulit, por deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe mbeti 2-1.
Kjo ishte fitorja e parë e United kundër rivalit të tyre më të fortë pas nëntë ndeshjeve në kampionat, teksa ata do të presin Southampton në raundin tjetër.
Liverpuli, i cili është në formë të mjaft të dobër, do të ketë një shans për fitoren e parë këtë sezon në shtëpi kundër Bournemouth.
