SPORT, 23 Gusht 2022, 14:54

Florian Marku surprizon Luiza Gegën, boksieri ka një mesazh për të rinjtë shqiptarë

Florian Marku surprizon Luiza Gegën, boksieri ka një mesazh për

Nderimi dhe respekti për Luiza Gegën erdhi jo vetëm nga krerët e shtetit shqiptar, por edhe nga njerëz të thjeshtë. Por një personazh i veçantë ka surprizuar me vizitën e tij.

Gjatë një interviste që Luiza Gega po jepte për News 24, boksieri Florian Marku i është afruar atletes kampione, duke e përqafuar dhe uruar për suksesin më të fundit. Marku gjithashtu lëshoi një apel për të rinjtë shqiptarë.

“Besoni dhe luftoni fort për ëndërrat tuaja. Luiza është modeli më i mirë i suksesit. Stërvituni dhe punoni sa më shumë, sepse një ditë do të shpërbleheni. Unë e kam nisur nga hiçi” – u shpreh Marku, që pasnesër do të duelojë në “Air Albania”.