TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Endri Çekiçi ka qenë fantastik për skuadrën e Konyaspor, me lojtarin shqiptar që ka arritur të gjejë edhe rrugën e rrjetës në sfidën e tretë të Superligës Turke përballë Istanbulspor.
Çekiçi zhbllokuar shifrat e takimit teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 29-të duke i dhuruar avantazhin të tijve. Kjo ishte ndeshja e parë për lojtarin e kombëtares pas rikthimit nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për trI ndeshje, megjithatë pogradecari ka ditur si të marrë sërish rolin e protagonistit në skuadër duke shënuar golin e parë për këtë sezon.
Kujtojmë se të dyja skuadrat në përbërjen e tyre kanë lojtarë shqiptarë dhe kjo përballje mund të quhet edhe një “derbi” shqiptarësh.
Për Instabulspor aktivizohen Kristal Abazaj, Valon Et’hemi, Eduard Rroca dhe Jetmir Topalli, ndërsa në radhët e Konyaspor bëjnë pjesë Zymer Bytyqi dhe Endri Çekiçi.