TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori sportiv i Borusias së Dortmundit, Sebastian Kehl, iu ka dhënë fund të gjitha diskutimeve në lidhje me një transferim të mundshëm të Kristiano Ronaldos te verdhezinjtë.
Në ndryshim nga shefi i klubit, Hans-Joachim Wacke, që e kishte cilësuar afrimin e mundshëm të Kristianos si “diçka joshëse”, drejtori sportiv ka hedhur gjithçka poshtë. Duke folur për “Bild TV”, Kehl ka qenë i prerë për këtë temë:
“Kristiano Ronaldo nuk do të vijë te Borusia e Dortmundit. Ronaldo është një lojtar i shkëlqyer, një lojtar botëror, por nëse thuhet se atij i mungon vetëm Bundesliga, atëherë kjo nuk është një çështje që i përket Dortmundit. Ne nuk kemi pasur asnjë kontakt me të”, ka thënë drejtori sportiv i Borusias, Sebastian Kehl.