TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Roma arriti një fitore mes vuajtjesh përballë Kremonezes në shtëpi, duke triumfuar me rezultatin minimal, 1-0.
Portieri i miqve, Radu, duket se e la pas gabimin me Fiorentinën dhe dha një performancë fantastike në “Olimpico”, gjithsesi kjo gjë nuk e ndihmoi skuadrën e tij për të marrë pikë.
Ishte Kris Smolling, i cili me anë të një gjuajtje me kokë, ndëshkoi gardianin rumun, në minutën e 65-të, që i dha fitoren e dytë verdhekuqve.
Tashmë skuadra e Murinjos ka gjashtë pikë në renditje dhe në sfidën e ardhshme, do të ndeshet në transfertën e Torinos, ku përballë do të ketë Juventusin.