SPORT, 23 Gusht 2022, 11:13

VIDEO/ U shpall kampione Europe, nis ceremonia për nderimin e Luiza Gegës në Tiranë! Atletja e “artë” vishet me flamurin kuq e zi

VIDEO/ U shpall kampione Europe, nis ceremonia për nderimin e Luiza

Luiza Gega është pritur me ceremoni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pak ditë pasi u shpall kampione e Europës në 3000 metra me pengesa.

Teksa ka marshuar me një automjet në bulevard, kampionja e Europës ka përshëndetur mbështetësit ndërsa ka mbajtur në krah flamurin kuq e zi.

Gjatë ceremonisë ajo shoqërohej nga trajneri i saj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi.