SPORT, 23 Gusht 2022, 17:00

Bajerni drejt një tjetër goditjeje në merkato, bën gati ofertën për të afruar mesfushorin e Barcelonës

Bajerni drejt një tjetër goditjeje në merkato, bën gati

Frenki De Jong vazhdon të mos jetë në planet e Barcelonës, me klubin katalanas që kërkon ta shesë menjëherë mesfushorin holandez. Duket se në garë për të tashmë është futur edhe Bajerni i Mynihut.

Siç raporton eksperti spanjoll i merkatos, Gerard Romero, kampionët e Gjermanisë janë futur në garë me Çelsin për të siguruar shërbimet e De Jongut.

Bajerni deri tani i ka ofruar huazimin me të drejtën e blerjes për sezonin e ardhshëm Barçës, por duket se kjo gjë nuk i pëlqen drejtuesve të klubit katalanas, pasi ata kërkojnë ta shesin menjëherë, në mënyrë që të rregullojnë balancat me pagat e lojtarëve të tjerë.