SPORT, 23 Gusht 2022, 17:31

Murinjo me “dhimbje koke” pas dëmtimit të mesfushorëve, ish-ylli i Romës i vetofrohet portugezit

Murinjo me “dhimbje koke” pas dëmtimit të

Zhoze Murinjo duket se do të ketë probleme në skuadrën e tij, pas dëmtimeve të Xhini Vajnaldum dhe Nikolo Zaniolos.

Nëse italiani do të rikthehet në fushë pas 3-4 javësh, atëherë për holandezin nuk mund të thuhet e njëjta gjë, pasi do t’i duhet një kohë shumë e gjatë për t’u rikuperuar.

Duket se një zgjidhje po i “troketë” vetë në erë portugezit, me ish-yllin e Romës, Raxha Naingolan, që i është vetofruar për një rikthim verdhekuqëve.