SPORT, 22 Gusht 2022, 22:55

Juventusi njeh ndalesën e parë në kampionat, bardhezinjtë zhgënjejnë ndaj Sampdorias

Juventusi njeh ndalesën e parë në kampionat, bardhezinjtë

Vjen edhe ndalesa e parë e Juventusit në kampionat, pasi bardhezinjtë nuk arrijnë të marrin më shumë se një pikë në “Ferraris” përballë vendasve të Sampdorias, në sfidën e fundit të javës së dytë të Serie A.

Mbyllet 0-0 një sfidë e luftuar, por që nuk është dominuar nga skuadra e Allegrit, që nuk arrin të ruajë hapin e skuadrave kryesuese të Serie A.

Sampdoria luan më mirë në pjesën e parë dhe i afrohet golit me Leris, që godet traversën. Juve përgjigjet me Cuadradon, por gjuajtja e tij ndalet nga Audero. Vlahovic rrezikon të shënojë autogol, pasi godet shtyllën e portës bardhezi.

Në pjesën e dytë bardhezinjtë mundohen të reagojnë, madje shënojnë me Rabiot, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të Vlahovic.