TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi ka arritur një tjetër sukses në ndeshjen e sotme kundër Romës së Zhoze Murinjos, duke regjistruar një fitore me shifrat 3-1.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi ka arritur të kontrollojë takimin, duke arritur të gjej rrugën e rrjetës dy herë para përfundimit të pjesës së parë, me Dumfries (30′) dhe Brozoviç (40′).
Goli i Lautaros (52') në pjesën e dytë siguroi fitoren.
Roma arriti të gjej golin në minutat e fundit të takimit me anë të Mikhitarjan (85'), por pa arritur t’i prishi festën zikaltërve.
Interi ngjitet kështu momentalisht në vendin e parë të renditjes, në pritje të Milanit që luan në “Olimpico” përball Lacios.