SPORT, 26 Korrik 2025, 19:00

Luis Diaz përjashtohet nga Liverpuli për shkak të Bajernit, e konfirmon edhe trajneri Arne Slot

Luis Diaz përjashtohet nga Liverpuli për shkak të Bajernit, e

Liverpuli ishte pa Luis Diaz në miqësoren e humbur kundër Milanit, sepse u la jashtë skuadrës pasi thashethemet e lidhën atë me një transferim te Bajerni. Kjo është konfirmuar nga vetë trajneri Arne Slot.

“Ai po stërvitet shumë mirë me ne, por për momentin kemi vendosur të mos e aktivizojmë. Jam mësuar të flas rregullisht me shumicën e lojtarëve të mi.  A u përjashtua për shkak të spekulimeve rreth të ardhmes së tij? Po, por nuk mund të komentoj shumë më tepër për këtë”, tha shkurtimisht trajneri i të kuqve.

Ndërkohë, Bajern Mynih thuhet se ka paraqitur një ofertë të re për Luis Diaz, më të lartë se 67.5 milionë eurot e mëparshme. Negociatat midis dy klubeve janë duke vazhduar dhe lojtari pritet të nënshkruajë një kontratë deri të paktën në vitin 2029, një marrëveshje e arritur pasi Barcelona u tërhoq nga gara.