SPORT, 27 Shkurt 2022, 12:13

VIDEO/ Mesi-Mbape dhurojnë spektakël në Ligue 1, shihni supergolat e realizuar nga ylli francez i PSG-së

VIDEO/ Mesi-Mbape dhurojnë spektakël në Ligue 1, shihni

PSG-ja fitoi mbrëmjen e djeshme ndaj Sont Etionit me përmbysje me rezultatin 3-1 në stadiumin “Parc des Princes”, falë një super Lionel Mesi dhe Kilië Mbape, ku ylli argjentinas ka qenë protagonist me dy asiste dhe francezi me një asist dhe dy gola, të dhuruar pikërisht nga sulmuesi argjentinas.

Në golin e parë që skuadra pariziene riktheu baraspeshën ishte pikërisht një superaksion dhe një supergol ku Mesi falë një pasimi me një lëvizje nxori të vetëm Mbapenë për të realizuar.

Edhe goli i dytë ishte një aksion ku ylli argjentinas në një zonë me shumë lojtarë arriti t’i driblonte dhe dhuroi një asist perfekt për Mbapenë që sërish nuk gabon përpara portës.

Një ndeshje perfekte për dyshen e ëndrrave të ekipit parizien.