SPORT, 26 Shkurt 2022, 15:41

Portieri/ Strakosha gati të futet në negociata, por ka dy kushte për Lacion

Portieri/ Strakosha gati të futet në negociata, por ka dy kushte

Nga një i larguar i sigurt nga Lacio, e ardhmja e Thomas Strakosha merr një kthesë të papritur, në një kohë kur portieri shqiptar është gati të ulet në një tavolinë për të diskutuar mundësinë për rinovimin e kontratës.

Strakosha është futur në vitin që i përfundon kontrata, nga 1 janari ka qenë i lirë të negociojë me çdo skuadër, por me sa duket, portieri ka vendosur të dëgjojë edhe Lacio, ose më saktë ka bërë të ditur pretendimet e tij.

Portieri/ Strakosha gati të futet në negociata, por ka dy kushte

Sipas portalit sportiv, TuttomercatoWeb,  Strakosha është i gatshëm të rinovojë por vetëm nëse plotësohen kushtet e tij. E para, nga kontrata e re, Strakosha kërkon një page vjetore prej 2 milionë euro neto në sezon, plus 2,5 të tjera bonus në momentin që do të firmos kontratën e re.

Jo vetëm kaq, Strakosha kërkon edhe garanci në lidhje me rolin e tij në skuadër, se ai do të jetë titullar. Me këtë lëvizje, Strakosha ia kalon tashmë topin presidentit Lotito dhe drejtorit sportiv, Igli Tare.