SPORT, 26 Shkurt 2022, 20:38

Premier Ligë/ Junajtid pa busull, Mançester Siti marshon drejt titullit

Premier Ligë/ Junajtid pa busull, Mançester Siti marshon drejt

Janë luajtur ditën e sotme gjashtë ndeshje të Premier Ligës, të cilët nuk kanë prodhuar shumë gola. Mançester Junajtid ngeci në barazim pa gola ndaj Uatford.

“Djajtë e Kuq” nuk arrijnë të kenë vazhdimësi në kampionat dhe humbin mundësinë që të afrohen me vendin e tretë që mbahet nga Çelsi.

Mançester Siti ka fituar minimalisht 0-1 në fushën e Evertonit. Një sfidë mjaft e luftuar nga të dy skuadrat, ku golin e vetëm të sfidës e shënoi sulmuesi Foden në minutën e 82-të.

Me këtë fitore ekipi i Guardiolës mbetet në vendin e parë me 66 pikë të grumbulluara deri më tani.

Interesante ishte dhe ndeshja mes Brentford dhe Njukasëll. Mesfushori Kristian Eriksen u rikthye të luajë në fushën e blertë edhe pse ekipi i tij u mund 0-2.

Rezultatet e ndeshjeve të tjera: Brajton-Aston Vija 0-2, Kristal Palas-Bërnlei 1-1 dhe Lids-Totenhem 0-4