TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dihet tashmë se vitet e fundit, kampionati amerikan i futbollit ka mbledhur shumë yje të futbollit, ku këta të fundit e shohin edhe si destinacionin ideal për të mbyllur karrierën.
Në Major League Soçe (MLS), vitet e fundit kanë luajtur yje si Frank Lampard, Andrea Pirlo, Zlatan Ibrahimovic, David Villa, Giovinco, Dos Santos, Chicharito etj.
Nga Spanja raportohet se Inter Miami, i cili ka si president David Beckham, po mendon të transferojë treshen e cila ka luajtur te Barcelona.
Lionel Messi, Luis Suarez dhe Sergio Busquets me shumë mundësi mund të transferohen sezonin tjetër në MLS për të luajtur dhe vitet e tyre të fundit të futbollit.