SPORT, 26 Shkurt 2022, 16:04

Tension, penallti dhe gol në fund, Egnatia mposht Kastriotin në betejën e mbijetesës

Tension, penallti dhe gol në fund, Egnatia mposht Kastriotin në

Egnatia merr tri pikë të arta mes tensionit kundër Kastriotit në javën e 22-të të Superiores. Rrogozhinasit fituan me rezultatin 2-1 dhe dalin për momentin nga zona e ftohtë, duke përfituar nga barazimet e rivalëve.

45 minutat e para nuk patën raste e gola, kurse në të dytën erdhi zhbllokimi me një penallti. Gëzim Krasniqi nuk fali nga pika e bardhë në minutën e 58-të.

Më pas Ademi kishte dy raste për të realizuar golin e epërsisë dyfishe, sikurse edhe Pedro Augusto. Një penallti tjetër vendosi baraspeshën. Kaina ndëshkoi vendasit në minutën e 75-të.

Egnatia nuk u dorëzua dhe me Ademin shënoi golin e fitores, me një goditje me kokë në të 89'. Në fund pati edhe tension, me Artur Maganin e Egnatias që u ndëshkua me karton të kuq.