TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi është kthyer te fitoret në kampionat dhe ka mundur në transfertë Empolin 2-3. Një sfidë e çmendur, por në fund bardhezinjtë arritën të merrnin tri pikët.
Empoli luajti që në fillim me tre shqiptarët në formacion. Bajrami, Ismajli dhe Asllani ishin titullarë dhe zhvilluan një paraqitje të mirë.
Juventusi kaloi në avantazh me sulmuesin Ken (32'), por vendasit barazuan me Zurkovskin (40'). Në fundin e pjesës së parë bardhezinjtë kaluan përsëri në avantazh me Vlahoviçin (45').
Në pjesën e dytë ishte përsëri bomberi serb (66') që realizoi golin e tretë të sfidës dhe të dytin personal. Empoli u rikthye në lojë me golin e La Mantinës (76'), por nuk arriti të evitonte humbjen.
Me këtë fitore Juventusi mbetet në vendin e katërt në Serinë A me 50 pikë.