SPORT, 26 Shkurt 2022, 22:56

Benzema shpëton përsëri Realin, madrilenët marshojnë drejt titullit kampion

Benzema shpëton përsëri Realin, madrilenët marshojnë

Real Madrid ka marrë një fitore fitore të vështirë në transfertë me rezultatin 0-1. Madrilenët mundën Rajo Vajekanon dhe marshojnë drejt titullit kampion në La Liga.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dy skuadrat, por miqtë kaluan në avantazh me Kasemiron. Megjithatë VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje. Në minutat në vazhdim ekipi i Ançelotit rriti presingun dhe më në fund arriti të zhbllokonte sfidën. Kapiteni i skuadrës, Karim Benzema përfitoi nga një pasim i Vinisius Zhunior dhe çoi në festë skuadrën e tij në minutën e 83-të.

Me këtë fitore Real Madrid mbetet në vendin e parë me 60 pikë, por thellon diferencën me ndjekësit më ta afërt.