SPORT, 28 Shkurt 2022, 11:19

Sulmet ndaj Ukrainës “detyrojnë” boksierin kampion t’i bashkohet ushtrisë

Sulmet ndaj Ukrainës “detyrojnë” boksierin kampion

Sulmet që Rusia po bën ndaj Ukrainës kanë “detyruar” çdo individ ukrainas të dalë dhe t’i bashkohet ushtrisë për të mbrojtur popullin e tyre.

I fundit që vesh rrobat ushtarake dhe merr armët në krah është edhe “heroi” ukrainas i boksit.

Vasyl Lomachenko është kthyer në shtëpi dhe është bashkuar me ushtrinë për të mbrojtur popullin e tij nga ushtarët rusë.

34-vjeçari, i cili ka qenë kampion bote në boks në tre pesha të ndryshme, fillimisht u raportua se ishte nisur për në Greqi pas pushtimit rus, por tani është rikthyer për t’iu bashkuar betejës. Lomachenko ndau një foto në faqen e tij në Facebook, i veshur me uniformë ushtarake.

Ai nuk është i vetmi boksier i famshëm ukrainas që ka lënë një jetë luksoze për të dalë në vijën e parë, ku edhe Wladimir dhe Vitaly Klitschko i janë bashkuar luftës.