SPORT, 28 Shkurt 2022, 13:38

E bujshme/ Abramoviç bëhet negociator i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

E bujshme/ Abramoviç bëhet negociator i bisedimeve të paqes

Milioneri i famshëm rus dhe pronari i Çelsit në të njëjtën kohë, Roman Abramoviç, ka pranuar kërkesën e Ukrainës për të asistuar në ruajtjen e paqes midis dy shteteve.

Sipas medias izraelite, “The Jerusalem Post”, Abramoviç ndodhet në Bjellorusi për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës për sa i përket dialogut që do të zhvillojnë me Rusinë.

Para disa ditësh ai dha dorëheqjen nga roli drejtues i Çelsit për shkak të kësaj lufte dhe duket se duke u bërë pjesë i marrëveshjes për paqen, mund ta rikthejë sërish atë në krye të klubit anglez.