TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tirana dihet që kërkon një qendërsulmues dhe një mbrojtës të djathtë nga merkatoja e janarit, por nga ana tjetër, nga grupi mund të ketë largime të tjera.
Si fillim është Redon Xhixha, i cili mund të shitet nga KF Tirana. Gjithsesi, bardheblutë për të shitur yllin e ekipit kërkojnë minimalisht 500 mijë euro për të mos thënë më shumë. Për sa u përket afrimeve janë folur emra si Adili, por edhe të tjerë. Një nga ata që pëlqehet nga Tirana është Trumci i Bylisit, për të cilin mund të ketë një vendim në qershor, meqenëse lojtari është ende nën kontratë me ballshiotët.
LARGIMET – Bardheblutë gjatë verës bënë një spastrim në ekip duke fituar gati 1 miliard lekë nga shitja e lojtarëve. Tirana, pasi fitoi titullin, humbi kapitenin Hoxhallari me parametra zero, shiti golashënuesin më të mirë, Seferin, edhe gjithashtu Totren e Tolin, dy lojtarë titullarë në triumfin e sezonit të shkuar.
Natyrisht, bardheblutë arkëtuan si askush tjetër: 820 mijë euro. Po, është një shifër e majme, por ama prekën boshtin e skuadrës.