SPORT, 6 Janar 2023, 23:05

Vendimi i papritur, Bekam lë SHBA dhe firmos për skuadrën e Strakoshës

Vendimi i papritur, Bekam lë SHBA dhe firmos për skuadrën e

Një Bekam do të jetë përsëri futbollist në kampionatin anglez të futbollit. Jo Devid, i cili tashmë është presidenti i Inter Majemi në MLS, por djali i tij, Romeo.

Ky i fundit, mesfushor i djathtë si babai i tij i famshëm, ishte pjesë e skuadrës së dytë të Inter Majemi por ka vendosur të kthehet në Angli dhe sot është prezantuar si përforcimi më i ri i Brentford, skuadrës ku militon edhe Thomas Strakosha.

20-vjeccari Bekam do t’i bashkohet skuadrës së dytë të Brentford, por pritet që të aktivizohet edhe me ekipin e parë nëse do të jetë e nevojshme në këtë periduhë kur ka një kalendar të ngjeshur ndeshjesh, pasi shihet si një lojtar që ka potencial, edhe pse vështirë se mund të arrijë në nivelet e babait të tij.

Ai ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 10 asiste me ekipin e dytë të Inter Majemi në sezonin e kaluar, por tashmë pritet që të vazhdojnë zhvillimin e tij në klubin anglez, ndonëse në huazim deri në mbyllje të këtij edicioni.