TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bota e sportit tronditet sërish nga një vdekje të një ylli të futbollit. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Sampdorias, Juventusit dhe Chelsea Gianluca Vialli.
Italiani 58-vjeçar, zëvendësi i Mancinit tek Italia, me te cilën fitoi edhe Europianin në vitin 2021, vuante nga një sëmundje të rendë, kanceri i pankreasit, me të cilin ka luftuar disa vjet, nga viti 2017.
Me fanella të ndryshme, Vialli ka shënuar 167 gola ne gara zyrtare, si dhe 16 me Italinë.
Deri në dhjetor ai ishte ndihmës i Roberto Mançinit te Italia ndërsa në nëntor ishte edhe në Shqipëri kur u luajt ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë.
Në 14 dhjetor ai u tërhoq nga detyra e tij në kombëtaren italiane për t’u trajtuar lidhur me sëmundjen e tij që fatkeqësisht i mori jetën.
“Në fund të një “negociate” të gjatë dhe të vështirë me ekipin tim të mrekullueshëm të onkologëve, kam vendosur të pezulloj, shpresoj përkohësisht, angazhimet e mia profesionale të tanishme dhe të ardhshme. Qëllimi është të përdor të gjitha energjitë psiko-fizike për të ndihmuar trupin tim të kapërcejë këtë fazë të sëmundjes, në mënyrë që të përballem sa më shpejt me aventura të reja dhe t’i ndaj me të gjithë ju. Një përqafim”-shkruante ai në mesazhin e tij të fundit.