TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Andrej Kançelskis, ish-futbollisti i njohur rus i viteve ’90, ka lëshuar akuza shumë të rënda në adresë të përfaqësueses së vendit të tij. Ai ka kritikuar ashpër drejtimin e trajnerit Çerçesov dhe sipas tij, nuk duhej mbështetur kurrsesi ideja e kthimit në pankinë.
“Përse duhet të mbështes Stanislav Çerçesov? Se bleu çdo gjë që ishte e mundur të blinte në Botëror? Të gjitha ndeshjet u blenë, nuk e dini? Me Spanjën erdhi edhe mbreti spanjoll dhe u arrit një akord specifik”, ishte akuza e rëndë e Kançelskis në një intervistë për “Match TV”.
Ish-mesfushori i krahut ishte një nga emrat kryesorë të futbollit rus në vitet ‘90, kur ai veshi fillimisht fanellën e Mançester Junajtid e më pas të klubeve si Everton dhe Fiorentina, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur në futbollin europian. Ai luajti si me fanellën e Bashkimit Sovjetik në vitet 1989-1992, ashtu më pas edhe të Rusisë në vitet 1992-1998.