TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të shumta kanë qenë klubet që kanë kërkuar të firmosin me Cristiano Ronaldon. Gjithsesi, në mënyrë surprizë, Al-Nassr siguroi shërbimet e portugezit.
Një prej ekipeve që kanë qenë në garë për CR7 ishte Corinthians, në Brazil. Presidenti i Corinthians, Duílio Monteiro Alves konfirmoi në programin ‘Donos da Bola’, pasditen e kësaj të premteje se klubi i kishte bërë një propozim, të barabartë me pagën që ylli i njohur merrte te United, por për fatin e keq të brazilianëve, arabët ofruan më shumë.
“Ne i ofruam atij të njëjtën pagë që kishte në Manchester United. Kontrata do të ishte dy vjeçare.Gjashtë apo shtatë herë fola me Jorge Mendes. Por oferta që erdhi nga Al-Nasr ishte 20 herë më e madhe. I bëra një ofertë dhe madje shpresoja që ai të mos e pranonte. Bëj shaka. Mendoj se duhet të kisha provuar. Ne duhet të kërkojmë lojtarët më të mirë”, tha ai.